Gënjeshtra dhe pensionistët…

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Gënjeshtra është konsideruar ves. Nga fëmijëria mbahet mend tregimi me bariun që sokëllinte: “Ujku, ujku!!!” pa i rënë ujku në tufë. Kur ai ra vërtet, nuk e besoi kush e s’i shkoi njeri në ndihmë, se Zylo gënjente, apo jo? Vitet pas 90-ës u quajtën vite tranzicioni e krahas shumë poshtërsive që u kultivuan gënjeshtra ishte një ndër to. Politika bëri që sot të kemi një publik që nuk indinjohet nga gënjeshtra. Kush gënjen, sot duartrokitet. Kush gënjeshtrën e bën të besueshme, zgjidhet kryetar. Media i quan lider. Në luftën elektorale partitë gënjeshtrën dhe disinformimin e kanë armë kryesore, për ta ndyrë kundërshtarin. Me këtë sjellje ka kryetar partie që kanë 25 vjet në krye të partisë. I sinqerti dhe sinqeriteti pak nga pak po dalin nga fjalori i gjuhës së bukur shqipe. Sot gënjehet aq shumë, sa që edhe ndonjë e vërtetë merret si gënjeshtër. S’di në jeni në një mendje me mua, por unë them se ne paguajmë me rrogë që të na gënjejnë. Ne na imponojnë që të tundim kokën kur na gënjejnë. Kjo lloj kulture nxit konformizmin. Ja p.sh.: n.q.s kryetari thotë: “I rritëm pensionet”, ti është mirë t’u thuash të tjerëve, por që ta dëgjojë kryetari, se falë pensioneve të larta duhet menduar se ku do t’i harxhojnë paratë pensionistët, sidomos ata që marrin 7, 9, 13, 14 mijë lekë në muaj. Është mirë që mjekët të porosisin pensionistët që të mos përdorin pije energjike,- vijon ti,- se u bën kolpo zemra. Këtë dimër,- ngre zërin ti,- pensionistët nuk kursyen për t’u ngrohur. Si rezultat të nxehjes së pjesëve të trupit kemi pensionistë flakë të kuq ashtu si nëpunësit kur dalin nga zyrat e shtetit të ngrohur me kondicioner….

Xhevdet Cora

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *