Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi me qëllim përfitimi, për aplikantët që duan të konkurrojnë në Akademinë e Sigurisë.
Kështu në dt.10 dhe 11 mars 2016 janë arrestuar shtetasit Gëzim Metalia, 44 vjeç, dhe Rexhep Rexha, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, të cilët kanë mashtruar në këmbim të një shume prej 800 eurosh, një shtetas me inicialet B.L., nën premtimin se do t’i jepnin të gatshme përgjigjet për testimin në Akademinë e Sigurisë dhe do të ndërhynin për pranimin e tij nga ana e komisionit.
