Incident tek Ambasada Amerikane në Berlin

Dita

Një shtetas gjerman është arrestuar pranë Ambasadës Amerikane në Berlin, pasi sulmoi sot personelin e sigurisë dhe deklaroi se kishte një bombë, gjë që u vërtetua si deklaratë e rreme më pas.

23-vjeçari u përpoq të futej me një valixhe në ambasadë, por nuk iu lejua hyrja. Pasi shtyu rojen, ai u arrestua dhe i tha policit se kishte lënë një bombë në një valixhe para hyrjes së ambasadës.

Zona përreth ambasadës u bllokua dhe policia gjeti valixhen ku, sipas autoriteteve kishte vetëm “sende personale”.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi individin si “me probleme psikologjike”, por nuk dha hollësi për identitetin e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *