Vetëvendosje thotë ta ketë përmbysur edhe një kamion me prodhime të Serbisë në Rrugën e Kombit.
Për këtë ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Hegjemonia e Serbisë në Kosovë është e papranueshme, qoftë ajo politike, ushtarake, apo ekonomike.
E vetmja e ardhme për të cilën do të punojmë e do të angazhohemi, është ajo e paqes me drejtësi e barazi mes vendeve. Është e papranueshme për ne që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën, si dhe të fshehë apo të mohojë krimet gjenocidale që ka bërë këtu, në vend që të kërkojë falje e të dëmshpërblejë viktimat. Kjo Serbi që punon aktivisht kundër Kosovës, nuk mund t’i ketë dyert e hapura për prodhimet e saj. Për të patur reciprocitet tregtar është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik.
Për këtë arsye aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot, në Rrugën e Kombit, e kanë përmbysur një kamion me prodhime të Serbisë. Aksione të tilla do të vazhdojnë deri sa qeveria e Serbisë të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës, dhe të mos na i mohojnë të drejtat tona kombëtare!
Dëshirojmë të bëjmë me dije se gjatë aksionit, si dhe gjatë çdo aksioni tjetër të mëparshëm, aktivistët janë kujdesur në maksimum që drejtuesi i mjetit dhe asnjë pasagjer të mos lëndohen fizikisht e të mos frikësohen. Ne nuk kemi asgjë kundër qytetarëve të cilësdo etni, apo të cilitdo vend”.

Hajde
Dru me pre o
Vetvendosje
te prefte serbi femijet, mbase do I shifje mire drute e vetevendosjes
Ju lumshin duart dhe kembet.
Skemi cthemi se ne te vertete eshte qeveria ajo qe meriton jo shqelmin, po plumbin
Vetevendosja eshte nje parti vandaliste!
ZAJEDNICA NUK KALON
KOSOVA ESHTE SHQIPERI
PERPARA VETEVENDOSJE.
PSE NUK NDERTONI NJE MURRRRR TE MADHEEEE SI MURI KINEZ NE KUFIRIN ME SERBINE JU TE NDERUAR BASHKEATDHETARE, POR POPATENI RRUGEVE ME SHPRESEN SE E MIRA PO NA VJENE NGA BOTA????
ZOTI I MADH KA THENE “NGA MIQESIA NGA PERENDIA, POR ME SHUME NGA DUARTE E MIJA”