Liga Arabe e cilëson Hezbollahun libanez organizatë terroriste

Dita

Liga Arabe e përcaktoi sot lëvizjen libaneze shiite pro-iraniane, Hezbollah, si një organizatë terroriste, duke mbështetur këtshut një vendim të ngjashëm të marrë më parë nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj të Gjirit, njoftoi agjencia egjiptiane e lajmeve.

“Ky vendim u mor gjatë një mbledhje të ministrave të Punëve të Jashtme në Kajro”, sipas agjencisë.

Libani dhe Iraku e kundërshtuan vendimin, nëdrsa Algjeria shprehu rezerva. Liga Arabe me qendër në Kajro përbëhet nga 22 vende anëtare.

“Ministrat e Ligës i kërkuan gjithashtu Iranit që të ndërpresë menjëherë atë që ata e quajnë ndërhyrje në çështejet e vendeve arabe”, sipas kanalit televiziv privat egjiptian CBC.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *