Arrestohen tre terroristë të dyshuar, dy prej tyre shqiptarë

Dita

Janë arrestuar tre terroristë të dyshuar gjatë operacionit anti ISIS në Itali.

Dy nga tre të dyshuarit për lidhje me ISIS shqiptarë nga Maqedonia.

Mediat italiane raportojnë se dy shqiptarët janë përkatësisht 26 vjeçari Abdulla Kurtishi dhe Vullnet Maqellara 41 vjeç i cili njihej si Carlito Brigande.

Kurtishi kishte lidhje me Maqellarën dhe akuzohet për dokumenta false.

I dyshuari tjetër është tuniziani Firas Barhoumi 29 vjeç i cili dyshohet se është luftëtar në Irak.

Sipas mediave italiane ai komunikonte me Maqellarën gjatë kohës që ishte në Irak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *