Shkrimtari shqiptar i himnit turk Ersoy nderohet në Tiranë

Dita

Kryetari i Shoqatës “Alsar”, Mehdi Gurra, në fjalën e hapjes u shpreh se populli shqiptar dhe ai turk kanë nxjerrë personalitete të larta të përbashkëta për të dy vendet, të cilët sipas tij kanë lënë gjurmë të pashlyera, duke i shërbyer në këtë mënyrë të ardhmes së marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve.

Gurra ka shtuar ndër të tjera se Mehmet Akif Ersoy duhet të zërë vendin dhe pozitën e tij të merituar edhe në kulturën shqiptare, sepse sipas tij, edhe pse ka lindur në Turqi, ai ka krijuar një urë mes popujve.

Mehmet Akif Ersoj  lindi më 20 dhjetor 1873 në Stamboll. Poet, mësues, veteriner, mjek, hafëz e politikan. Ndërron jetë në Stamboll më 27 dhjetor 1936. Mehmet Akif Ersoj është autori i himnit kombëtar turk “Marshi i lirisë”. Shpesh herë kujtohet me sinonimet “Poet i atdheut” e “Poet kombëtar”. Poeti i himnit kombëtar turk, që për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars 1921, është me origjinë shqiptare nga Kosova.

Share This Article
2 Comments
  • Po ajo dihet, zoti Mollosi, njeriu dhe kombi kane lidhje te perbashketa, kurse keta si zoti Mediu kane qene denbabaden pro Turqise, Orthodoks te kthyer ne Islamista me me hir me pahir.
    500 vjet Turqi dhe shiko si u be Epiri, Ilyria, Maqedonia, Pellazgjia.
    Perpara saj ishim shume mire, njesoj nje Bese, nje kulture, per 1000 vjet Bizant pastaj, lufte, pengje, perdhunime, mbytje femrash ne liqen,prerje kokash jo vetem nga Turku por edhe djegje ne turen e druve po te thoshje qe Toka eshte e rrumbullaket ose Dielli lind, kaq e thjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *