Banka e Shqipërisë vlerëson se pavarësisht rritjes pozitive të ekonomisë gjatë vitit 2015, presionet për rritjen e pagave dhe fitimet e bizneseve kanë qenë të dobëta. Në raportin e dorëzuar në Kuvend, institucioni mbikëqyrës bankar theksohet se kapacitetet e ekonomisë janë ende të pashfrytëzuara dhe se nuk po krijohet punësim, sipas mundësive që ofron tregu.
Ekonomia shqiptare, edhe pse po shënon rritje pozitive rreth 2.7% nuk po garanton më shumë mirëqënie për qytetarët.
Banka e Shqipërisë konstaton në raportin vjetor 2015 që është dorëzuar tashmë në Kuvend, se rritja ekonomike nuk është përkthyer në rritje pagash dhe fitim për bizneset, duke bërë që të mos ketë ndikim të madh në ekonomisë reale.
Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike e vitit 2015, ka pasqyruar rritjen e investimeve dhe përmirësimin e bilancit të shkëmbimeve tregtare me jashtë.
Nga ana tjetër, ajo vlerëson se konsumi privat shënoi një tkurrje gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, kryesisht në përgjigje të pasigurisë dhe një rikuperim të ngadaltë në tremujorin e tretë.
