Blushi: Kërkoj zgjedhje, jo krijimin e një partie të re

Dita

Deputeti Ben Blushi thotë se qëllimi i tij nuk është krijimi i një partie të re, por vetëm realizimi i zgjedhjeve brenda saj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Blushi thotë se shpreson që përmes votës mund të ndryshojë PS-në pa e dëmtuar atë.

“Sot ne po kërkojmë zgjedhje, nuk po kërkojmë të kemi një parti brenda një partie. Nuk është fare ky qëllimi im. As të ndërtoj një parti brenda Partisë Socialiste, as jashtë PS-së. Këto nuk janë qëllimet e mija dhe as të kolegëve të mi. Qëllimi është një parti funksionale, që është e detyruar të bëjë zgjedhje, që nuk kthehet në biznes privat të askujt, që nuk kthehet në pronë të askujt.

Një parti e cila është e majtë, qeveris si e majtë sepse sidomos, kjo dekadë e fundit në Europë, dëshmoi se politikat e qendrës së majtë, që janë më pak austere, më pak të rrepta, jo vetëm mund të kishin shmangur krizën, por mund të kishin garantuar më shumë harmoni e më shumë paqe në Europë, çka nuk ka ndodhur.

Sidomos në Shqipëri, që është vendi më i varfër në Europë, që ka papunësinë më të larta, papunësinë më të lartë të të rinjve, që ka borxhin më të lartë në Europë, pas Greqisë, flas për vendet e rajonit. Sidomos në Shqipëri, nevoja për të qeverisur me politika socialdemokrate, të majta, që garantojnë më shumë barazi, që bëjnë më shumë për të varfrit dhe për ata që s’kanë, që garantojnë më shumë arsim dhe shëndetësi publike, këto janë pra nevojat që ka shoqëria sot, dhe unë shpresoj që influenca që ne kemi, ose që mund të kemi, përmes votës, brenda PS-së, mund të ndryshojë PS-në pa e dëmtuar atë”, deklaroi Blushi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU

Share This Article
2 Comments
  • Blushi kerkon te rregulloj sadopak partine nga brenda por duke e luftuar fuqishem nga jashte!
    Do pyesni ju se sa fuqishem po e lufton.
    Aq sa edhe vete PD nuk e bente dot kaq fort.
    Beni kerkon qe te beje ate qe PS mos te jete ne pushtet per dy mandate. Kjo sepse e di mire proverbin e popullit: Per inat te sime vjerre(kupto Rama) vajta e fjeta me mullixhiun(kupto Berisha)!

    Turp per menyren dhe kohen e zgjedhur.
    E them kete sepse ne 2009,kur filloi luften me ramen,nuk po godiste kaq fort sa tani sepse ne ate kohe Rama ishte opozite.
    Tani ka filluar me goditje poshte brezit,qe ne fakt eshte e ndaluar per tu bere.
    Me sa duket,koha(Fatos Nano) e thirri ne loje Benin e vogel per “gjemen” qe i beri Rama me marrjen e partise pas zgjedhjeve te 2005 por edhe per nje mosangazhim te Benit te vogel ne qeverisjen e tanishme.
    Turp dhe faqja e zeze!
    I rrofshin librat qe shkruan.se tjeter gje,ha ha,per lesh!

  • Ky po bon rolin e te mencurit dhe te fortit ne ps, thjesht pobon punen e salushes dhe lulushes, elbasanllinjet nuk I mesoj dhe I udhezoj njeri per protest kundra ketij Iidioti por protesten e bon per ato ham ham qe leh si pun qeni kundra ps dhe kundra rames ky njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *