Teto Ollga rikthehet në fshat

anazapta

Teto Ollga përjetësohet në Tushemisht, në fshatin ku shumë vite më parë u xhirua filmi i njohur shqiptar “Zonja nga qyteti”. Përmendorja e Violeta Manushit në rolin e teto Ollgës është vendosur dy ditë më parë në mes të fshatit turistik, pas punës disamujore të dy skulptorëve Vasillaq Kolevica e Vaskë Spahia.

Skulptorët thonë se vepra është realizuar duke u frymëzuar nga rolet e Manushit në dy filmat komikë që ende pas kaq vitesh mbeten të paharruar për publikun.

Violeta Manushi ndërroi jetë në vitin 2007, duke lënë pas më shumë se 100 role në teatër dhe 16 në kinematografi, ku shkëlqeu si në dramë, edhe në komedi.

 

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *