Blushi, s’ke gjetur kohën e përshtatshme

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Kemi 25 vjet që ndjekim PS-në, por këtë periudhë na bën përshtypje sjella arrogante dhe mospërfillëse e Blushit. Të duket sikur përsëritet e njëjta situatë. Atëherë ishte Nano kryetar, tani kushëriri i Nanos kërkon të bëhet kryetar. Dakord, por me votë, jo duke denigruar figurën e kryetarit e krejt socialistët. Ne jemi UFO dhe ky planetarium do na ndihmojë.

Jo, kjo s’është e drejtë. Nga një anë Saliu dhe nga ana tjetër Blushi. Koordinim i bukur dhe shumë i pështirë. Kush e do shumë PS-në nuk vepron si Blushi me forcë, por me maturi. Hajde, bujrum brenda shtëpisë, rreshtoi çfarë gabimesh kam dhe si do i rregullojmë, por jo të denigrosh figurën socialiste të një qyteti të tërë dhe të fërkosh barkun kur PS-ja bëhet çështja kryesore nga PD-ja në parlament. A thua se kjo është çështja kryesore e popullit që kërkon punë, rend, infrastrukturë dhe jo sherre.

Zoti Blushi, nuk ke gjetur kohën e përshtatshme. Kthjellohu, lëri këto gjëra si subjekt të librit të ardhshëm. Votoni reformën në drejtësi, të ikin Gjinrat e Co. Të largohet Saliu e Co, se çdo të enjte është bërë makth për popullin hallemadh. Atëherë do tregosh që më shumë do Shqipërinë se partinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *