Të vërtetën e kanë shkruar fitimtarët

redaktor

Letër e nënshkruar

Eqerem Kajo

 

Herë pas here, si kërpudha pas shiut, gjoja historiani Uran Butka që deri në vitet ‘90 përdorte mbiemrin Aliçkaj, del e na tregon në publik gënjeshtrat e tij të përsëritura. Se periudha 1943-1945 na paska qenë luftë civile dhe jo luftë antifashiste.

Nuk e di se kujt ja tregon këtë gënjeshtër, sepse për fat të mirë ne jemi akoma gjallë që e kemi jetuar këtë luftë dhe kjo është një gënjeshtër me zarar, sepse nuk tregon të vërtetën, të cilën e kanë shkruar fitimtarët, e ka njohur koalicioni anglo-amerikan, e kanë shkruar historianët tanë të luftës.

Luftë civile është bërë në Spanjë, në Greqi, sot luftë civile bëhet në Siri e në disa vende të Afrikës jugore. Luftën civile deshi ta bënte dallkauku Sali Berisha në vitin 1997. Uran Butka nuk njihet as si historian, e as si politikan i mirëfilltë, sepse me gënjeshtrat e tij qesh edhe lopa. Por qëllimi i tij është të konfirmojë babanë e tij Safet Butkën si një nga figurat e luftës antifashiste, i cili ishte tradhtari më i rrezikshëm në zonën e Kolonjës e të Korçës, që për poshtërsitë e tij ja futi vetes.

Zoti Uran duhet të na tregojë krimet dhe vetëvrasjen e babait të tij dhe të kërkonte falje publike ashtu siç erdhi dhe djali i komandantit gjerman e kërkoi falje për krimet në Borovë dhe jo të tregosh e të mashtrosh publikun.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *