Nishani uron Papa Françeskun I: Feja të mos përdoret si pretekst për veprime kundër njerëzve

Herion Mesi

Me rastin e trevjetorit të drejtimit të Vatikanit nga Papa Françesku I, Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Atit të Shenjtë.

Në letrën e tij, Presidenti Nishani shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që, Shenjtëria e Tij dhe Kisha Katolike në Shqipëri, i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike.

Kreu i Shtetit shkruan ndër të tjera se në këto kohë, ku fatkeqësisht njerëzimi ka përjetuar zhvillime të shumta dramatike e shpesh i kanë munguar ato pozitive, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse për më shumë dashuri, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri ndaj tokës që Zoti na ka besuar.

“Jam i sigurt se, mesazhet e Shenjtërisë Suaj për mospërdorimin e fesë si pretekst për veprime kundër dinjitetit njerëzor e të drejtave themelore të çdo njeriu për jetën dhe besimin, janë mirëpritur edhe nga shqiptarët, falë traditës së tyre shumëshekullore të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare”– thekson Nishani në letrën e tij dërguar Atit të Shenjtë./H.M-DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *