Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në vlerësimet e tij për situatën e institucioneve që monitorojnë tregjet financiare, për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare (AMF) vuri theksin sidomos tek burimet njerëzore. Ka pasur një shqetësim në vazhdim të këtij institucioni se punonjësit më të mirë dhe kualifikuar pas disa vitesh largohen pasi u ofrohen mundësi më të mira.
Në këto kushte investimi që është bërë nga institucioni për trajnimin e punonjësve zerohet. Për të ndalur ndoshta edhe “braktisjen” që punonjësit i bëjnë institucionit për kushte më të mira dhe për të shfrytëzuar anën profesionale të tyre ku është investuar AMF ka ndryshuar edhe rregulloren e saj që lidhet me marrëdhëniet e punës.
Konkretisht për ata që kanë një kontratë pa afat në rast se japin dorëheqjen 3 vjet pas marrjes së kualifikimit do të duhet që të paguajnë në AMF tarifat e trajnimit.
“Për kualifikimet profesionale të ofruara nga AMF-ja, brenda ose jashtë vendit dhe të vlerësuara të rëndësishme për kryerjen e detyrës ose për shkak të “fee”, do të lidhet një aneks kontratë me këtë përmbajtje: “Krahas pranimit të këtij kualifikimi punonjësi ka edhe detyrimin për kthimin e “fee”, në rast dorëheqjeje para përfundimit të afatit të kontratës, ose më parë se 3 vjet nga ky kualifikim, kur punonjësi ka kontratë pa afat”.
Ky aneks i kontratës lidhet para fillimit të këtij kualifikimi profesional thuhet në ndryshimin e rregullores që është në fuqi që nga fillimi i këtij muaji.

POR…pasi te kete percaktuar nje page fikse per kulturen dhe kualifikimin universitar te Inxh ose mjek. Sepse Shqipua merr Inxh apo mjek dhe e paguan si teknik apo shites zarzavatesh.