Shenjtërimi i Nënë Terezës, Papa Françesku firmos sot kanonizimin

Herion Mesi

Papa Françesku pritet të firmosë sot dekretin për kanonizimin e shenjtores shqiptare Nënë Tereza.

Papa pritet të bëjë edhe shpalljen e datës për shenjtërimin e Nënë Terezës, ku ndër datat e mundshme mendohet të jetë 4 shtatori.

Në dhjetor të vitit të kaluar Papa Francesku miratoi një dekret për njohjen e një mrekullie që i atribuohet ndërmjetësimit të saj me Perëndinë.

Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta (19 Tetor 2003), ajo u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II-të, si simbol i ndihmës për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën, një moment që i ka hapur rrugë shenjtërimit të saj. “Me autoritetin tim apostolik, ne garantojmë se shërbëtorja e nderuar Nënë Tereza e Kalkutës do të quhet e lumturuar tani e në vazhdim”, do të deklaronte në kohë Papa.

19 Tetori është shpallur festë kombëtare nga qeveria shqiptare. /H. M/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Nene Tereza e Kalkutes,e Shqiperise dhe e gjithe Botes me sherbimin qe beri ne ndime te me te varferve ne te varfetrit e kesaj bote te bukur,por te pa perkryer nga politikat e dites,Ajo e Lumturoje dhe e Shenteroje emrin dhe vepren e Saj.
    Shume mirnjohje Nene Terez per aqe sa munde te japesh ne ndime te me te vrarferve ne te varferit e keaj Bote.
    Shume mirnjohje dhe Papa Gjon Pali te ii-te qe e Lumturoje Nene Terezen kete Nene te Madhe.
    Shume mirnjohje dhe Papa Francesku-t qe po e Shejteron Nene Terezen kete krijese njerezore qe Zoti i dhuroje Botes per t’i sherbyer me te varferve ne te varferit e keaj Bote te Bukur por te pa perkryer nga politikat e dites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *