Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur sot për një vizitë në SHBA.
PD njofton se gjatë kësaj vizite, Basha do të takohet me zyrtarë të lartë të administratës dhe politikës amerikane.
Pas kthimit nga SHBA pritet të shpallet qëndrimi i ri i opozitës lidhur me reformën në drejtësi.
Procesi është bllokuar pas mosdakortësisë së shënuar në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, pas publikimit të draft-rekomandimeve të ekspertëve të Komisionit të Venecias.
Basha shoqërohet nga deputetët Eduard Selami, Jorida Tabaku, Gent Strazimiri, Fatmir Mediu.
H.M/ Dita
FOTO: Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi me Ndihmës sekretaren amerikane të shtetit, Victoria Nuland, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.

Juve iu hane meraku .A do ta ndryshoje mendjen Basha.
Ndersa une mendoj pse nuk rrin ne nji mendje.Sa here flitet per te njejten teme, ky legen politik i pergjigjet po dhe mbrapa mbasi merr avdes tek pronari Partise Demokratike Berisha pergjigjet jo.
Asht i cekuilibruar.Gjithmon ne pozicion forixhoko.