Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Të bëhet referendum, jo të jetë apo jo Rama kryetar i PS-së, por për reformën në drejtësi. Ta futësh reformën në drejtësi në diskutime tryezash “pa bukë”, do të thotë ta sabotosh qëllimisht atë. Konsensusi ka një kufi. Po sikur kundërshtari përballë të mos japë konsensus, ashtu siç edhe nuk ka për ta dhënë kurrë, ç’do të bëhet? Do të lihet në mes reforma? Do vazhdojë populli të endet gjykatave pa marrë drejtësi? Mjaft më. Të pyetet populli për çështjet thelbësore, për të cilat palët nuk njëmendësohen.
