Medet për gazetarin Fevzo

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Shumë i saktë mesazhi që përcjell poezia e Arben Dukës. E ndoqa dhe unë intervistën e Fevzos me Kryeministrin. Një intervistë skandaloze!

– Ti gënjen…

– Jo, ti gënjen!

– Unë gënjej?!

– Po, ti gënjen…!

– Jo, ti je kokrra e gënjeshtarit…

Medet, medet! Çfarë gazetarë karagjozë dhe mashtrues nxjerrin para opinionit publik. E dëgjova nga fillimi në fund. Se si u përmbajt Kryeministri në atë lloj paçavure emision, nuk arrij dot ta kuptoj. E vërteta është se media në Shqipëri, natyrisht jo e gjitha, është e blerë, e joshur, shpifëse deri në pështirosje. Pa kulturë, thjesht një mediokritet. Është e tmerrshme të spekulosh kështu me lirinë e fjalës. Rama me të drejtë e mbyll intervistën me fjalët: “Gabimi im i vetëm është që të marr ty seriozisht!” Dhe ka të drejtë. Dhe kushdo personalitet publik të ishte, Fevzos duhet t’i thotë: “Mos më pyet mua, shko pyet më mirë Sali mashtruesin, se zagar i Saliut je!” Skandal! Nuk merret vesh kush është bishti e kush është sqepari për këto lloj intervistash skandaloze të Fevzi mediokrit.

Dua të shtoj dhe diçka tjetër. I ftuari në intervistë nuk është në gjyq, por para publikut për të komunikuar me të. Jepi mundësinë të komunikojë. Gjykatësi është opinioni publik dhe jo Fevzo koburja, një mashtrues dhe kobure në duart e një politikani rrufjan dhe mafioz që tërheq për hunde, fatkeqësisht Shqipërinë…!

Share This Article
1 Comment
  • Figura e kryministrit eshte figur e kombit te cilit do shtet qofte.vetem ketu te ne i thohet kryministrit rrencak hajdut .i pa ftyr e ku ta dij une.fjal fyse ofenduse qe nuk ndodhe kund.Fejziu Doktorit as fjalen nuk ka mujte me ja nderpre ne intervist.por faji eshte qe nuk ka nje ligj per ofendimin e figurave shtetrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *