Çfarë na rrezikon vërtet

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

DITA! Nuk është fryrja e zjarrit të dasisë krahinore dhe fetare ajo që në vetvete rrezikon këtë vend të sfilitur. Është mungesa e sundimit të ligjit, krekosja e kriminelëve dhe karshillëku që ata i bëjnë shoqërisë shqiptare, paralizimi dhe vetëkastrimi i këtij Kryeministri nëpërmjet aleancave me njerëz që kanë të njëjtin reputacion si ata që kërkon të luftojë, ajo që e bën situatën në vend, në dukje të pashpresë. Nëse do kishim shtet, Berishët dhe Bashët do i kishim sot diku tjetër dhe askush nuk do provonte më të thyente rendin kushtetues. Problemi shqiptar është paksa më i koklavitur sesa ta shkurtonim tek emri i një hajduti fondesh apo vrasës protestuesish në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ai nuk përçan dot, edhe sikur të dojë, sepse shqiptarët nuk janë zogj gomerësh. E vetmja gjë që bën ai, është kërcimi nën tingullin e muzikës së një koalicioni që mund të bëjë shumë projekte Lungomaresh, por që kur vjen tek shteti dhe ligji, nuk ka këllqe për të ndërmarrë hapat e duhur. Është çmimi që duhet të paguajë çdokush që fle me qen, zgjohet me pleshta!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *