Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi dyshohet se kanë goditur dhe kundërshtuar dy efektivë të policisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se të arrestuarit janë personat me iniciale S.H. e F.P., ndërsa në kërkim është shpallur 59 – vjeçari me inicialet L.H.
Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë Mëzes, ku efektivët u goditën nga dy të arrestuarit gjatë kohës që po shoqëronin shtetasin në kërkim L.H., i cili ka arritur të largohet.
Aktualisht po punohet për kapjen e 59 – vjeçarit në arrati.
