Italia dërgon “Fantazmat” në Libi

Dita

Italia po mendon të dërgojë repartin special “Task Force 45” në Libi.

Ata cilësohen ndryshe edhe si “Fantazmat” për shkak të mënyrës së veprimit pasi rrallë lënë gjurmë pas.

Gjithçka rreth tyre është mister: që nga numri real deri te detyrat që marrin përsipër.

Zyrtarisht ata nuk ekzistojnë, ngarkohen me misione luftimi dhe eleminimi në zona të ndaluara.

Për operacionet e tyre rrallë merret vesh se si kanë shkuar, mirë apo keq.

Edhe vetë familjet e ushtarëve nuk janë në dijeni të detyrës së vërtetë të tyre.

Këta ushtarë “fantazëm” janë të zgjedhur mes elitës së reparteve speciale në Itali.

Zgjidhen nga të gjitha forcat e armatosura italine duke krijuar një grup elitë.

Deri pak kohë më parë “Task Force 45” nuk njihej nga askush, pasi lëviznin në mënyrë të heshtur dhe nuk kërkonin të na paraqisnin imazhin e një lufte që askush nuk e dëshiron.

Sipas burimeve detyra e “Task Force 45” në Libi do jetë identifikimi dhe eleminimi i krerëve të IS.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *