Një studim i Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA) zbulon se personat mbi 45 vjeç që punojnë në sektorin e shitjeve, sekretarisë ose në sektorin e shërbimeve janë më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose ato celebro-vaskulare se sa ata që punojnë në menaxhim ose në të ashtuquajturat “profesionet e lira”.
Hulumtimi ka analizuar të dhënat e 5,566 punëtorëve amerikanë, burra dhe gra, të cilët kishin probleme të zemrës në fillim të studimit.
Ndër shkaqet që çojnë në rritjen e rrezikut kardiovaskular përfshihet jeta sedentare, kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Transporti: Pothuajse ¼ (22%) janë duhanpirës. Kjo është shkalla më e lartë e pirjes së duhanit në mesin e të gjitha grupeve kërkimore.
Shitje, sekretari dhe punë administrative: 68% kanë zakone shumë të këqija në të ushqyer. Përveç kësaj, 69% e punëtorëve në sektorin e shitjes nuk kanë nivele të mira të kolesterolit dhe 82% e punonjësve të zyrës nuk kryejnë aktivitet fizik.
Industria ushqimore: Ky grup punonjësish ka rezultatet më të këqija në cilësinë e dietës, më shumë se ¾ (79%) kequshqehen.
Shërbimet e sigurimit: 90% e punonjësve të policisë dhe zjarrfikësve kanë gjasa të jenë mbipeshë, 77% me nivele të larta të kolesterolit të keq dhe 35% me presion të lartë të gjakut
Menaxhim dhe profesionet e lira: Punonjësit në këta sektorë kanë shëndet më të mirë kardiovaskular sesa kategoritë e tjera. Një e treta e tyre kanë një peshë ideale, 75% bëjnë stërvitje aktive dhe treguesi i duhanpirjes është shumë i ulët (6%). Megjithatë, 72% e tyre ushqehen keq. /DITA
