Ishulli ku njerëzit çoheshin për t’u zhdukur

redaktor

Ishulli Coiba, në Panama ka të gjithë elementet perfektë të një ishulli të shkretë; ujëra të kristaltë, rërë e bardhë, dhe një pyll i dendur i paeksploruar. Por kjo mrekulli e natyrës fsheh një të shkuar të errët.

coiba1

Për më tepër se 1 shekull ishulli Cooba që së bashku me 38 ishuj të tjerë të mbrojtur formojë atë që quhet Coiba National Marine Park, ishte një burg i çuditshëm, vendi ku kriminelët më të rrezikshëm dhe politikanët e burgosur dërgoheshin për t’u zhdukur.

coiba2

I populluar nga disa lloje gjarpërinjsh dhe insektesh helmues dhe i rrethuar nga ujëra të mbushur me krokodilë e peshkaqenë, nuk kishte asnjë shans arratisjeje nga mijëra të burgosur të njohur si Los Desaparecidos (Të humburit).

Gjatë shekullit të fundit, Panamaja i është nënshtruar dhe vazhdon t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëdha klimaterike, por ishulli Coiba, larg ndikimit të dorës së njeriut, vazhdon të gjallojë.

coiba3

Mbi 80 për qind e pyjeve në Coiba janë të virgjëra dhe në 2005, pak pasi burgu famëkeq u mbyll, parku kombëtar u shpall sajti i UNESO-s.

Tashmë ky vend është i mbipopulluar nga vizitorë të shumtë që mbërrijnë atje me anije, të kuriozuar nga historia e tij e errët, por edhe bukuritë përrallore që mbart.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *