Tahiri: Një prej përgjegjësve të “Gërdecit” ndodhet vizitë jashtë, duke folur për Drejtësinë

Herion Mesi

Në 8 vjetorin e ngjarjes tragjike të Gërdecit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se një nga autorët sot ndodhet jashtë vendit, për të folur pikërisht për Reformën në Drejtësi.

Sot shënohen 8 vite nga një ngjarje që ka tronditur mbarë vendin, dhe sot një nga autorët është jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin”– tha Tahiri.

Duke folur para 5000 kandidatëve për shkollën e Policisë, të cilët nisin testimin, ministri Tahiri tha se Policia e Shtetit përballet me sfidën për të arrestuar ata që shkelin ligjin, por që vetëm disa ditë më pas lirohen nga Gjykata.

Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që disa ditë më parë ishte arrestuar. Për këtë reagoi edhe një Unioni i Gjyqtarëve.

Po pyesja veten, mirë gjyqtari që kishte mbase hallet e veta, por këta të unionit a kanë ndonjë kalendar.

Policia sot duhet të luftojë dy herë, njëherë për të arrestuar atë që thyen ligjin, e njëherë pasi e liron gjykata”, tha ministri Tahiri. /H.M/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Po, kurse nje tjeter trafikant nen petkat e ministrit te brendshem vazhdon te beje propgande e moral.

  • Po kujt po i flet more Sajmir??? Pse i le te livadhisini e te derdellisin kur i ditke qe ata qenkan te perlyer futi brenda te japin llogari jo te gjesdisiin e te na a shesin mend neper bote.Plasen familiaret e varfer duke ju prituer se do beni dicka per ta. Ne sju vume atje vetem per konstatime por beni punen si duhet.Populli pret me shume prej jush,Kjo si veproni ju nuk eshte ajo qe populli pret prej jush.

  • Ore se ju flisni sikur te jeni akoma ne opizite. Nese ai person ka ikir jashte nga policia jote kufitare e ka lene te dale. Mos flisni as prokurorine e gjykatay se edhe ato minister, kolg i juaji eshte. Boll me me justifikime te kota

  • Zoti Tahiri, kete e dime ne, eshte thjeshte konstatim i rradhes! Pyetja eshte: kur do i shohim prapa hekurave zvarranike dhe minj te tille qe po lene nam nder vite? Me vjen keq ta them, por deri tani kemi vetem demagogji! Cmimin per punen e bere do e marresh vesh se afermi! Populli tani eshte krejtesiesisht i zgjuar, perjashto ate grup, qe i ka ngelur ora ende ne vitet “90!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *