Redaksia e “Premium Sport” te henen ka rihapur reflektoret e ceshtjes “Pantani”, duke transmetuar ne menyre ekskluzive audion e nje pergjimi telefonik te nje te burgorusi prane Kamorres dhe ambjente te lidhura me bastet “klandestine”.
- Aksionet e magjistratures dhe kerkesa e arkimit
- Pas deklaratave te Valanzaskes, i degjuar ne burg ne tetor te 2014-es, dhe fale punes se Prokurorise se Forlit (prokurori Serxho Sotani) dhe asaj te Napolit, njeriu eshte identifikuar dhe pyetur dhe menjehere me pas i ka telefonuar nje te afermi te tij. Telefonate qe Prokuroria ka gjurmuar dhe Premium Sport ka shperndare per te paren here. Por, po kjo Prokurori ka kerkuar arkivimin e ceshtjes.
Njeriu i pergjuar eshte i njejti qe, sipas Renato Vallanzaska, i rrefeu ne burg kriminelit milanez se cili do te ishte perfundimi i Xhiros se Itaise ne vitin 1999, ose e thene ndryshe qe Pantani, i cili deri ne ate moment ishte dominuesi absolut, nuk do te kishte mbyllur garen. Faktikisht, “Pirati”, me 5 qershor u ndalua ne Madonna di Campiglio per nje nivel mbi norme te ematokritos, 52,5% kundrejt 50% qe eshte edhe maksimumi i lejuar.
Jo nje rast dopingu, sipas rregullores qe ne ate kohe ishte ne fuqi, por ne mbrojtje te shendetit te ciklistitit. Vallanzaska kishte marre kete rrefim disa dite perpara ketij perjashtimi nga Xhiro.
Gangsteri milanez foli ne 2008 dhe disa muaj me pas, Tonina Beleti, e ema e Pantanit, kishte treguar per telefonata qe, gjate edicionit te Gares Roze, “kercenonin se do t’i gjuanin Markos dhe ta vrisnin vetem e vetem qe te mos perfundonte Xhiron dhe te shkonte ne Milano”.
