Analiza vjetore e ISHP, Klosi: Mos kini mëshirë për bizneset që punësojnë në të zezë

Herion Mesi

Inspektoriati Shtetëror i Punës prezantoi sot analizën vjetore. Kreu i këtij institucioni, Dritan Ylli u shpreh se në fokus është lufta ndaj informalitetit dhe punës në të zezë.

“Punonjësit kanë rifituar të drejtat në sajë të aksionin të qeverisë kundër informalitetit. Punonjësit po tregojmë besim tek ISHP, pasi janë evidentuar problematikat e tyre. Në 2015 janë regjistruar më shumë se 100 mijë punonjës. Ne jemi të gatshëm të marrim çdo ankesë që vjen tek ne, qoftë edhe anonime. Ne jemi të vendosur në luftën kundër punësimit informal. I thamë stop punës në të zezë”, tha Ylli.

Ndërkaq, ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, u bëri apel inspektorëve që të tregohen të pamëshirshëm ndaj bizneseve që punësojnë në të zezë, duke u hequr këtyre punonjësve të drejtën e pensionit.

“Duhet të tregoheni të pamëshirshëm ndaj çdo biznesi që tenton t’u heqë punonjësve të drejtën e pensionit. Ne duhet të sigurojmë punë të denjë në Shqipëri”, tha ministri Klosi. / H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *