Pavarësisht ndërrimit të stinëve në kalendar, për qytetin e Korçës ende nuk ka nisur stina e pranverës. Kjo pasi mbrëmjen djeshme dhe mëngjesin sotëm janë shënuar në këtë zonë reshje dëbore, ku trashësia e saj ka arritur deri në 30 cm në fshatin turistik të Dardhës.
Ndërsa në komunat Vithkuq dhe Lekas tashësia e dëborës ka arritur në 15 cm.
Pavarësisht reshjeve të dëborës, nuk është krijuar asnjë problem dhe rrugët janë tërësisht të kalueshme. /H.M/ Dita
