KORÇË- Një autobus në të cilin udhëtonin rreth 30 pasagjerë ka dalë nga rruga, ndërsa janë plagosur 6 persona. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Pojan, pranë fshatit Belorta.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se në aksident është përfshirë autobusi me targa ko 7353 B, i linjës Korcë-Orman, i cili është përmbysur për shkak të lagështirës. Burime nga policia e qytetit verilindor bëjnë me dije se ka dyshime që shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë një kalimtar. Të njëjtat burime thanë se drejtuesit i autobusit ër të shmangur shtypjen e këmbësorit, ka devijuar, duke bërë që mjeti të rrëshkas.
Sakaq, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Balkanweb/
