Dënimet alternative janë politika të cilat organizma ndërkombëtarë por dhe kombëtarë që merren me të drejtat e njeriut këmbëngulin të aplikohen. Por për kryeprokurorin Adriatik Llalla këto masa janë të vështira për t’u aplikuar, pasi sipas tij, jemi në kushtet kur mungojnë institucione të posaçme që do të ndihmonin në rehabilitimin e të miturve nga mosha 14- 18 vjeç apo të të sëmurëve me probleme mendore që u duhet mjekim i nevojshëm janë të vështira për t’u aplikuar.
Kjo pasi prokurorët gjenden përballë përsëritjes veprave penale nga të dënuarit të cilëve u është aplikuar dënimi alternative.
“Edhe vetë prokurorët janë shpesh në dilemë për llojin e dënimit që kërkojnë, sidomos për të miturit dhe personat me probleme të zhvillimit mendor. Në mungesë të institucioneve të posaçme, dënimet alternative nuk sjellin përmirësim të gjendjes së kriminalitetit tek të miturit. Është shumë e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të hartojnë strategji të plota dhe efikase në këtë drejtim, duke ndihmuar në radhë të parë zbatimin e ligjit penal dhe duke sjellë njëkohësisht edhe përmirësimin e sigurisë në vend” tha kryeprokurori Llalla gjatë tryezës së drejtësisë që u mabjt sot në Durrës. /H.M/ Dita
