Letër e nënshkruar
Bilbil Beqiri
Dikush duket se u ka bërë magji ose thënë ndryshe i ka marrë mësysh të majtët në qeverisje. Sepse sa ishin në opozitë me gjithë sfidat e mëdha që kishin, përsëri dukeshin të bashkuar me njëri tjetrin aq sa i kishim zili.
Por peri i tespiheve u këput pa kaluar shumë nga ardhja në pushtet dhe ngjarje interesante ndodhen njëra pas tjetrës. Ngjarje që në fakt e okupuan dhe vazhdojnë ta okupojnë interesin e publikut. Duket si paradoks sepse pushteti supozohet t’i kënaqë të gjithë, por me të majtët në qeverisje ndodhi e kundërta. Mesa duket u turrën njeherësh të shuanin qirinjtë e tortës së pushtetit dhe u përplasën kokë më kokë.
Kujtojmë këtu deklaratat e fuqishme të Tom Doshit. Ngjarjes së Tomës iu shtua edhe Mark Frroku. Jo për faj të saj por ndoshta për fatin e saj, Luiza Xhuvanit i ndodhi të dalë e veshur me të zeza përpara publikut dhe të shpallte largimin e saj nga jeta parlamentare. Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu do ishin dy protagonistët e tjerë të së majtës që do u diklte emri . Pastaj një tjetër deputet i zonës së Lezhës u akuzua se kishte qëlluar me armë. Kokëdhima dhe Suli dy deputetë të tjerë në shënjestren e opozitës iu kërkohet lënia e mandatit me akuzën e përfitimit të fondeve për bizneset. I fundit por jo më pak i rëndësishmi Ben Blushi. Me akuzat e tij drejtuar kryetarit të PS-së dhe kryeministrit të Shqipërisë ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë jo pak stres në kampin e majtë. Kurse në krahun e djathtë kemi ikjen e Ylli Shehut nga PR-ja te LSI-ja dhe Mesila Dodës nga PD-ja te PDIU-ja. Histori të mbyllura pa potere.
E majta zien si kazan. Kurioziteti vazhdon.
