Heshtja ndaj vrasësve të Gërdecit

redaktor

Letër e nënshkruar

Ilirjan Demiri

 

Gërdeci, sot i ngjan një porte, ku hezitojnë të hyjnë shqiptarët. I tremb sepse të gjithë e kujtojnë ngjarjen sikur ka ndodhur sot.

E vërteta është se, këto ditë është përmendur nga kjo me nder me thënë klasë politike,   mundësia për të kaluar në zgjedhje të parakohshme. Ndodh kështu se ajo mendon cdo ditë si të pasurohet e si të vjedhë më shumë shqiptarët e stërvarfëruar e jo si të zgjidhë morinë e pafund të problemeve që i kanë varfëruar shqiptarët. Ndaj shumica e shqiptarëve tashmë të varfëruar deri në palcë pyesin: Mirë, po u drejtohemi kutive të votimit. Po nuk dimë cilës monstër t’ia japim votën? Se asnjë prej tyre, nuk është e besueshme. Përderisa vazhdojnë e heshtin për çfarë ka ndodhur në Gërdec. Sepse Gërdeci duhet të bëhet nyja ndarëse mes vrasësve dhe atyre që mund e duhet të punojnë për popullin, për këtë popull që po vazhdon të largohet e të ikë nga vatra stërgjyshore. Është një nga çudirat e shqiptarëve ngjarja e Gërdecit, heshtja që po mbahet prej 8 vitesh ndaj vrasësve të njohur. Çudia ekzemplare është ajo e heshtjes së shtetit, veçanërisht heshtja e këtij pushteti familjar të instaluar paturpësisht në çdo qoshe të shtetit tonë që po nanuriset mes mjerimit që ka lulëzuar pa u ndaluar gjatë viteve të fundit.

Është kjo arsyeja që edhe sot shqiptarët presin një përgjigje: Cila është e vërteta e Gërdecit? Kush e inicioi demontimin mes banesave? Kush po i mbron kriminelët dhe maskarenjtë që e ngritën Gërdecin?

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *