Deputetja e Shkodrës, Mimoza Hafizi ishte sot në takimin që kryeministri Rama po zhvillonte në Shkodër me të rinjtë socialistë.
“Meqë je maturante, po ftoj një profesoreshë të të japi kartën”, tha Rama. Deputetja Hafizi, e cila njihet si një nga mbështetëset e Ben Blushit tha. “Tani unë nuk jam vetëm profesoreshë, por jam edhe politikane, dhe që të mos flasin vetëm politikanët burra do i them edhe unë dy fjalë…”, tha Hafizi.
Hafizi i kujtoi kryetarit demokracinë brenda PS-së. “Keni ardhur në PS për të gjetur një strukturë demokratike, një strukturë ku respektohen rregullat dhe normat. Një Parti Socialiste për të sjellë një qeverisje më të mirë, për një parti kolegjialiste. Ju do të kërkoni t’i keni të gjitha këto në PS. Nëse ju do të kërkoni këto, atëherë unë them me zemër të bardhë që t’i gjeni dhe t’i realizoni këto në PS”, tha Hafizi. Rama reagoi duke deklaruar se është i gatshëm për t’u zgjedhur përmes votës së fshehtë.

I pagabueshmi ne kete takim shkoi ngaterroi Bruno Shllakun me Primo Shllakun. Jo me kot thoshte Musa Ulqini “ne PS ka vend per te gjithe edhe per persona problematike si Edi Rama” ndersa karagjozi psikopat thoshte “nuk jam axhami, nuk hyj ne PS per te qene kryetar”. Te dhane nje dore por ti u more partine me dhune. Eh sa genjeshtra kane kaluar qe atehere, po ti jepi se ka akoma servile e budallenj qe te shkojne pas isos se bandes tende te cartur.