SHBA bën thirrje të mos preket KQZ: Anëtarët janë apolitikë!

redaktor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mbajtur qëndrim në lidhje me çështjen e ndryshimeve në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në deklaratë thuhet se mirëpritet vendimi për të shtyrë votimin dhe bëhet thirrje të mos preket KQZ, pasi anëtarët janë apolitikë.

Ne mirëpresim vendimin e sotëm për të shtyrë votimin e kuvendit mbi anëtarësinë në KQZ, dhe nxisim partitë politike që ta përdorin këtë kohë për diskutime konstruktive dhe konsultime të gjera. Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë thirrje në mënyrë konseguente dhe të përsëritur të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri – atyre në qeveri dhe atyre në opozitë – që të veprojnë në mënyra të tilla që rrisin besimin e publikut në ndershmërinë dhe integritetin themelor të procesit zgjedhor. Të tilla veprime do të përmirësonin perspektivën që rezultati i zgjedhjeve të pranohet nga të gjitha palët dhe nga publiku, në të mirë të demokracisë dhe integrimit më të thellë të Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike të kombeve.

Për sa i përket përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është me rëndësi të mbahet mend që anëtarët e KQZ-së – të cilët u përzgjodhën dhe emëruan mbi bazën e konsensusit ndërpartiak, në përputhje me Kodin Zgjedhor – konsiderohen se janë apolitikë. Me t’u emëruar, anëtarët e KQZ-së janë betuar, dhe janë të detyruar, që të kryejnë detyrat e tyre për të realizuar zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike në Shqipëri. Duke pasur parasysh një kontekst të tillë – si dhe për hir të qartësisë morale – ne nxisim të gjitha aktorët politikë që të riafirmojnë përkushtimin e tyre të shpallur ndaj integritetit dhe transparencës procedurale kur shqyrtojnë çfarëdo veprimi të mundshëm lidhur me përbërjen e KQZ-së.-thekson deklarata.

Share This Article
34 Comments
  • Per sa kohe qe eshte berisha ne kete qeveri nuk mund te kete nje debat per konsesus sepse ai nuk e do nje gje te tille. Ai kerkon qe ne cdo institucion te kete shumicen. Nuk ka rendesi se si e arrin kete gje, me shkelje ligji, me rryshfete, me manipulime. Duhet ndryshim radikal ne shqiperi.

    • Qendrimi i SHBA ka qene gjithemone per nje debat ndermjet paleve. ne nje shtet si ky i yni duhet shume durim qe kjo gje ta arrihet sepse kjo qeveri ne cdo debat di te krijoje vetem zhurme.

      • Duhet me patjeter qe te vijne ekseprtet nga europa sepse qytetaret nuk kane me besim tek politika. Vetem nje pale e trete dhe e ndermjetem do ti shuaje te gjitha polemikat dhe do te riktheje besimin ne popull.

  • Amerika gjithemone ka qene shume e drejteperdrejte dhe e ka gjykuar situaten ne interes te te gjithe publikut. Per hir te te gjithe shqipetareve qeveria duhet qe ta lere te qete KQZ qe te beje punen e saj. Kjo qe po ben Berisha eshte nje turp qe i takon vetem atij dhe askujt tjeter.

    • Nderkombetaret po flasin te gjithe dh te gjithe thone qe berisha po e shkel me te dyja kembet kushtetuten. Cfare provash me te qarta duan shqipetaret se kjo qeveri ka marre fund dhe se ajo duhet te largohet.

      • KQZ ka qene gjate gjithe kohe nje institucion i varur nga kryeministri sepse ai nuk mund ta lere me vete KQZ sepse po nuk e pati nen administrim vete kete institucion ai nuk do te ishte sot ne qeveri.

  • Nuk duhet qe ne asnje menyre qe antari i LSI te shkarohet sepse perndryshe nuk do te kemi me zgjedhje te lira. Vota jone nuk do te jete me e sigurte.

  • Ju e dini shume mire qe pozita ka shumicen ne KQZ,pra shumic eshte e djathta.Sa ishte LSI ne pozite kishte nje antar,kur iku menjeher duhet te liroj vendin pozites.Kjo eshte e bazuar me ligj.Rama – Meta nuk e kan bere ket llogari,pra e kan bere pa hanxhin.Me habisni pa mase qe nuk mendoni fare se si eshte e drejta.Po ala jeni me ate parullen komuniste:Kur flet Enveri[rama] e vendos partia,ngrihet pernjehere e Shqiperia[socialistet ngriten sot] Prandaj cfar do thot ramistet se kemi mbeshtetjen gjith perfaqsive,ne kushtetut ata nuk nderhyjne.

  • Ne zgjedhjet e vitit 2005,ku PS erdhi si maxhorance ajo pati 5 perfaqesues ne KQZ.

    E PD si opozite pati 2 perfaqesues ne KQZ.

    Bazuar sa me siper dhe ne regullsine rjedhese per zgjedhjet,kur sot opozita ka 4 anetar,maxhoranca duhet te kete 10 anetar.

    Qe te ruhet raporti i drejte,per te nos thene ca te nenes e ca te njerkes.

    Ja pra qenka e thjeshte fare.

    Zgjedhjet ti fitoi kush te doje,por raportet e barazise sipas pozicioneve maxhorance opozite parazgjedhore te ruhen,ne vazhdim.

    Prandaj te rroje partia!

  • me vjen shume mire qe nderkombetare tte gjithe nje zeri theksuan qe antari i kqz nuk duhet te preket e sidomon nga amabasadori i shba qe me tone te larta ngriti zerin kundjrejt ksaj padrejtesie

  • shqiperia ka pasur dhe gjithmone do kete nevoje per mebshtetjen e shba dhe te nderkombetareve dhe jemi krenare qe na mbeshtesin ne hapat me te veshtira te demokracise

  • kete konstatim te drejte qe ben shba dhe nderkombetaret europiane ps dhe lsi e te gjithe konstitucionalistet e bene me kohe por vetem pasi ngritetn zerin keta qeveria shtyu votimin

  • kur preket kqz akoma pa filluar zgjedhjet imagjinmo cmendon te beje kjo qeveri per zgjedhje ndaj duhet nje vezhgim i madh per keto zgjedhjet nga nderkombetareret

  • shba me kete delarate tregon se eshte shume e vemendshme me shkeljet e ligjit qe ben kjo qeveri dhe cfare damke po u le shqiptareve ne erutope

  • berisha ka 22 vjet qe fiton vetem duke vjedhur voten e shqiptareve dhe asnjehere nuk i ka qeverisur ato po keqqeverisur ndaj sduhet te lejohen me ekto vjedhjet

  • urojem qe me nderhyrjen e nderkombetareve gjerat ne vend te qetesohen dhe tmos kete me tentative vjedhje zgjedhjesh en menyre flagrante

  • shqiperia nje vend kaq i vogel ka nevoje epr zgjedhje te lira e te ndershme tpakten niher ne keto 20 vjet ne kete tranzicion demokratik

  • duhet me patjeter qe te vije ne pushtet partia socialiste qe nderkombetaret tmos ke me kshu problemesh sic po kane me kete koalcion amatoreksk dhe emdioker

  • nqs eshte nje parti qe dhe kur ka qene ne pushtet nnuk ka menduar fare te vjedhe zgjedhjet perkundrazi vetem sa i ka mbrojtur ata ka qene aprtia socialiste

  • nderkombetaret po shprehen qarte se politika duhet te rrije larg kqz dhe te mos nderhyj ne punet e brndshme te saj sepse antaret e sja jane apolitike

  • mesa duket kjo qeveri e di se i ka te humbura zgjedhjet dhe e vetmja rruge i ka ngelur ti vjedh ato por prap nuk do fitoje

  • vetem nga kjo vjedhje dhe prekje e zgjedhjeve qe po mundohet te bejne tregon se skane alternative per shqiptart ndryshe nga aprtia socialiste

  • urojme qe qeveria te reflektoj dhe tmos beje me kshu gabimesh se po na ven njollen e zeze perball dnerkombetareve dhe shba partnerit tone strategjik

  • vendi ka nevoje per shtet ligjor dhe per zbatimin e ligjit e jo epr shkeljen e tij me te dyja kembet per interesa vetjake te ngushta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *