Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Nga flakët është dëmtuar pjesërisht pjesa e pasme e mjetit.
Policia bën me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit J.Gj. 67 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, të cilin e kishte lënë të parkuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Nga hetimet paraprake të Shërbimeve të Policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike.
