Dosja “Frroku” në Shkallë të Parë, Gjykata e Lartë: S’kemi kompetencë për gjykimin

Herion Mesi

Ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë dosja e ish-deputetit Mark Frroku, pasi Gjykata e Lartë shpalli mos kompetencë për gjykimin e kësaj çështje duke qenë se Frroku dha dorëheqjen nga mandati.

Në vendimin e saj Gjykata e Lartë e argumenton këtë kalim të çështjes në Shkallën e Parë me argumentin se nuk ka kompetencën e gjykimit të çështjes.

Mark Frroku ish-kryetar i Partisë Kristian Demokrate, në aleancë me kolicionin qeverisës, akuzohet për vrasjen e një shqiptari Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Frroku hetohet në gjendje “arresti me burg” dhe nga qelia ju drejtua me një letër dorëheqjeje Kuvendit, ndërsa si deputet në vendin e tij u zgjidh Mimoza Ferracaku. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *