Shoqata Shqiptare e Gjuetisë ka protestuar ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, duke kundërshtuar moratoriumin në gjueti. Protestuesit janë pro ligjit, por kundër shtyrjes se moratoriumit i cili sipas tyre është ekstremi i zbatimit. Një ditë më parë përfundoi afati i moratoriumit 2-vjeçar për gjuetinë.
“Jo moratorium. I kërkojmë kryeministrit të mos shtyjë moratoriumin për gjuetinë. Kjo është një masë ekstreme. Ne jemi i vetmi vend në Europë që kërkojmë rregullimin e gjuetisë me veprime ekstreme. Ndal moratoriumit, pro zbatimit të ligjit, pro rregullimit të gjuetisë. Të forcohen rregullat, dhe të zbatohen për të gjithë, jo për disa po e për disa jo. Nuk janë gjuetarët ata që shkelin ligjin, por ligji nuk zbatohet, dhe ne kërkojmë zbatimin e tij. qeveria ka treguar se ka vullnet të mirë dhe bën mrekullira. Jemi më koncesion zonat e lira, dhe ne jemi gati për bashkëpunim. Moratoriumi është mungesë e vullnetit”, u shprehën gjuetarët.
Në këtë protestë ishin të pranishëm edhe Presidenti i Federatës Botërore të Gjuetisë dhe sekretari i Përgjithshëm. Por sipas gjuetarëve, ministri i Mjedisit nuk e priti këtë delegacion në një takim. /H.M/ Dita
