Dy persona janë vënë në pranga paraditen e sotme pasi akuzohen për vrasjen e shtetasit B.Sh. 56 vjeç, I cili u gjet I vdekur mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në fshatin Shalës Cërrik . Mbi dy shtetasit e arrestuar Naim Çekrezi, 56 vjeç, dhe Ilir Çekrezi, 25 vjeç, të dy banues në Cërrik, rëndojnë akuzat e “Vjedhje me pasojë vdekjen “, të cilët bënë edhe inskenimin e versionit të ngjarjes që të dukej si aksidentale. Ndërkaq, janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura, të cilat ishin fshehur në një ullishte.
Këta shtetas, dyshohen të kenë vrarë shtetasin B.Sh. gjatë momenteve të vjedhjes së banesës së tij dhe më pas kanë inskenuar vendin e ngjarjes, duke e bërë të dukej si ngjarje aksidentale.
Por pas veprimeve hetimore të mirëfillta u arrit në konkluzionin se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale, pasi viktima ishte goditur me sende të forta, të cilat i kishin shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 141 dhe 25 të Kodit Penal. /H.M/ Dita
