Shtireshin si shqiptarë dhe flisnin shqip, arrestohen dy italianët për grabitje

Herion Mesi

Dy italianë, të cilët hiqeshin sikur ishin shqiptarë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për një grabitje.

Sipas mediave italiane, Alessandro Carminitana, 27 vjeç dhe Fabrizio Cerenza, 47 vjeç, më 19 janar, kanë hyrë në një banesë në Fenegrò, në pronësi të Adriano Uboldit, 67 vjeç, biznesmen i njohur në zonë dhe më pas kanë grabitur sende me vlerë.

Mësohet se italianët, duke përdorur një dialekt shqiptar kanë pyetur të zotin e shtëpisë se ku ndodhej kasaforta. Fill pasi kishin grabitjes, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë u vunë në pranga. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *