Të rinj maqedonas festojnë në Shqipëri Ditën e Verës

redaktor

Dita e verës është një festë pagane e trashëguar që nga lashtësia. Festimi i saj kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte të (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.

Një grup të rinjsh nga Maqedonia zgjodhën që të bëheshin pjesë e Festimeve të Ditës së Verës. Ata janë Nikolina, Toshe, Tatjana, Svetlana, Jovana dhe Goce, të gjithë nga qyteti i bukur i Ohrit dhe të gjithë të mirinformuar mbi prejardhjen, përmbajtjen dhe simbolikën e festës. Ata përveç kryeqytetit, vizituan qytetin bregdetar të Durrësit, Korçën pa harruar edhe qytetin e ballokumeve,dhe njëkohësisht “kryeqytetin e festës” Elbasanin. Të pyetur për mbresat nga vizita në vendin tonë, grupi vlerësoi shumë mikpritjen e shqiptarëve, shijen e ushqimeve dhe komunikimin me bashkëmoshatarët shqiptarë. Gjatë qëndrimit ata frekuentuan muzeume, institucione kulturore, restorante dhe baret e Tiranës dhe qyteteve të tjera duke u njohur dhe u argëtuar me maqedonasitbashkëmoshatarët e tyre shqiptarë. Në grup bënin pjesë të rinj me profesione të ndryshme, Nikolina juriste u shpreh: “Duke qenë një vend fqinj, ne kemi konstatuar se në Shqipëri festa e verës, organizohet dhe festohet në mënyrë krejt të veçantë, me argëtime , koncerte, rite, ushqime tradicionale, prandaj vendosëm që këto ditë t’i shijojmë në Shqipëri”.

Ndërsa Tatijana ekonomiste, krahas vlerësimeve në mjedisin shqiptar gjen vend edhe për kritika, për fenomene që ndeshen si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni. “Më bën përshtypje që si në Maqedoni edhe në Shqipëri përdoren me tepri emra të huaj hotelesh, baresh, restorantesh që nuk lidhen me historinë dhe gjeografinë e vendit, ndonëse historia dhe gjeografia e të dy vendeve është e pasur dhe me mundësi që këto të përdoren në mjediset publike duke pasqyruar vlerat e trashëgimisë kulturore të të dy vendeve.” Nga ana tjetër Svetlana me profesion financiere thotë: “Tirana është qytet shumë i gjallë por ajo që nuk më pëlqen është trafiku i rënduar dhe kaotik.” Gjatë pesë ditëve të qëndrimit në Shqipëri, grupi i të rinjve maqedonas u njohën dhe miqësuan më shumë njerëz dhe i premtuan njëri-tjetrit vazhdimin e kësaj miqësie që mori udhë nga festimi i Ditës së Verës.

Në Krrabë

Në kremtimin e festës së lashtë pagane të Ditës së Verës në qendër të njësisë administrative të Kërrabës është organizuar edicioni i 10-të i Festivalit Folklorik Mbarë kombëtar i Riteve Pranverore. Kjo veprimtari që organizohet për rreth një dekadë nga Ansambli Folklorik “Visaret e Kërrabës” dhe SHKA Tirana, për herë të parë ka pasur mbështetjen e Bashkisë dhe këshillit të qarkut të Tiranës. Morën pjesë 10 ansamble, grupe folklorike dhe shoqëri kulturore nga Tirana, Kuçova, Medvegja, Vlora, Gramshi, Kamza, Obliqi, etj.Ekspertë dhe bartës të folklorit nga gjithë hapësira mbarëshqiptare e kanë vlerësuar Festivalin Folklorik të Riteve Pranveror të Kërrabës si një mundësi për ruajtjen e trashëgimisë së lashtë kulturore folklorike me synim evidentimin, interpretimin dhe përcjelljen e vlerave të folklorit të pashtershëm autentik shqiptar nëpërmjet riteve të lashta pagane, lojërat popullore, festimeve të verës dhe krejt trashëgimisë shpirtërore folklorike. Këto interpretime të vjetra dhe të rralla të ruajtura dhe trashëguar brez pas brezi, përgjithësisht kanë si fokus të tyre ritet, lojrat dhe legjendat që lidhen me ardhjen e pranverës dhe ringjalljen e jetës në këtë stinë.

Share This Article
3 Comments
  • Festohet tek Iliret e Pakistanit (Hundezaket,ose Qafiret,te pafete) ne dt.21 Mars si dite e fillimit te vitit te ri pagan.Festohet tek bullgaret pagane ne 1 Mars,Festohet tek Republikat Balltike(Estoni,Letoni,Lituani) ne 21 Mars.Romaket e lashte e festonin tre dite rresht 21-22-23 Mars dhe quheshin Idat e Marsit.Ne kalendarin pagan,data e sotme 21 mars perkon me daten 1 Mars,qe ishte dita e fillimit te vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *