Nihilizmi total

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Një koncept që lind nga rrethana specifike e kthehet në mendësi kombëtare. Po marr një shembull të thjeshtë. Në fillimet e demokracisë, mohohej çdo gjë sado e vogël e mirë në vitet e mëparshme. Në fakt kishte të tilla si elektrifikimi apo zhdukja e analfabetizmit. Kjo mendësi nihiliste u mboll në atë kohë e mbarsur me euforinë e rrëzimit të një sistemi të rrënuar. Edhe Enveri këtë mendësi mbillte. Mohonte çdo gjë të mirë të mbretërimit të Zogut, paçka se ai konsolidoi një shtet e shpalli një kushtetutë. Sot vazhdon të na mundojë po ky mentalitet duke na bërë të pabesueshëm në gjykimet tona. Në biseda me njerëz të ndryshëm dëgjon mendime si: “Të gjithë qeveritarët janë kriminelë e hajdutë”. Vetë Nice e shpjegon se me nihilizëm duhet të kuptohet mos përsëritja e të këqijave që kanë ndodhur, por kurrsesi të mohosh e të mos shfrytëzosh të mirat që kanë ndodhur. Fundja kështu është zhvilluar njerëzimi. Ama nuk duhet të harrojmë që qeveritë i zgjedhim ne e jo mongolët. Pra kemi pjesë në të mirat e të këqijat që ndodhin. Është më e dobishme ta fillosh nga vetja “dënimin”. Ne jemi popull i zgjuar e mund ta arrijmë. Më vështirë do ta kenë politikanët, sepse mund t’i pengojnë kolltuqet. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *