28 vjetori i vdekjes së Enver Hoxhës

editor

 

FOTO LAJM: – Perkrahes te Enver Hoxhës, duke bere homazhe gjatë ditës së djeshme tek varri i tij ne Sharre, me rastin e 28 vjetorit te vdekjes se tij. Foto e agjensisë LSA. Enver Hoxha (16 tetor 1908 – 11 prill 1985) ishte udhëheqësi komunist i Shqipërisë nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985, si Sekretar i Parë i Partisë së Punës së Shqipërisë. Ai ishte kryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura nga viti 1944 deri në vdekjen e tij. Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë, 1944-1954 dhe në kohë të ndryshme ka shërbyer si ministër i jashtëm dhe si ministër i mbrojtjes.

Enver Hoxha lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen “Palorto”, Gjirokastër. Për ditëlindjen e tij ekziston edhe një çertifikatë lindje e përdorur nga vet Hoxha për tu regjistruar në fakultetin e Montpelejesë e cila tregon që ditëlindja e tij është 3 tetor 1908. Enveri ishte djali i dytë i Halil Hoxhës, një tregëtar rrobash, që udhëtonte shpesh nëpër Europë dhe SHBA dhe Gjylihanit. Ai kishte një vëlla më të madh të quajtur Beqir i cili vdiq në moshë të re nga tuberkulozi, dhe tre motra Fahrien, Haxhon dhe Sanijen.

Share This Article
2 Comments
  • te dy datelindjet jane te sakta ,sepse ne thelb pasqyrojne te njejten date. Ne kohen qe Enver Hoxha ka lindur dhe eshte regjsiruar se pari ,ka qene 3 tetor sipas kalendarit turk qe vepronte ne shqiperi kalendarin turk. .Prej kendej ka dale certifikata e Monpeliese ,Por . kur eshte krijuar regjistri i vitit 1945 ka qene ne fuqi kalendari i ri ,alla frenga , i cili datat i ka te spostuara me 13 dite .prandaj edhe datlindja e tij u shenua 16 tetor viktor hoti

  • ESHTE I PA ZEVENDESUESHEM,KOLLOS,HERO KOMBETARE,NACIONALISTI ME I SHQUAR BOTEROR,I 5 KLASIK,SA KA PER TE …SHUME E AQ SHUME….POR SA TE CLIROHET SHQIPERIA CDO GJA DO TE VIHET NE VENDIN E VLERSIMIN E DUHUR,NGA POPULLI NE VENDIN TONE..PA NDIHMEN E BOTES…ASHTU NA KA MESUAR AI,I MADHI ENVER,…DO TA NDERTOJME VENDIN TONE,TE SHQIPONJAVE SIC E BERI ENVERI DHE NEN BDRITEN DHE MESIMET E TE PAHARUARIT SH. ENVER HOXHA….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *