Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, është nën hetim nga policia pas publikimit të një fotografie ku shihej në një motoçikletë në Zelandë të Re.
Britaniku, 31-vjeçar, i cili do të luftojë për e mbrojtjen e titullit në garën për Çmimin e Madh në Australi të dielën, publikoi edhe një xhirim të shkurtër duke u shëtitur në motoçikletë.
Zelanda e Re ndalon përdorimin e telefonave gjatë ngarjes dhe policia e ka hetuar incidentin, por nuk do të marrë masa për shkak të “mungesës së dëshmive të mjaftueshme”.
