Qeveria shqiptare ka vendosur të fusë Shtetin Islamik në listën e financuesve të terrorizmit.
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është bërë ndryshimi sipasi listës ndërkombëtare të OKB-së për organizatat që financojnë terorizmin, ku është shtuar edhe Shteti Islamik, i njohur zyrtarisht me akronimin ISIL, ose ISIS.
Kështu, nëse autoritetet shqiptare bien në gjurmë të financimeve të dyshimta nga Shteti Islamik duhet të bëjnë sekuestrimin e llogarive bankare.
