Sot mandati i Rakip Sulit, PD në Kuvend me dy pjesë, pritet të sqarojë pozicionin e saj

Herion Mesi

Pasi miratoi raportin e Këshillit të Mandateve një javë më parë për dërgimin e çështjes së mandatit të deputetit të PS-së Koço Kokëdhima, Kuvendi i Shqipërisë do të votojë sot projektvendimin për miratimin ose mosmiratimin e kërkesës së 20 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për mandatin e deputetit socialist Rakip Suli.

PD-ja do të jetë vetëm gjatë votimit për mandatin e Sulit, dhe në fillim të seancës për të parashtruar edhe njëherë argumentat për marrëdhëniet e kushtëzuara me Parlamentin.

Demokratët pretendojnë që mazhoranca nuk ka reflektuar për çështjet që grupi i saj parlamentar ka ngritur, si: zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, funksionimi i Komisioneve Hetimore dhe mbarimi i mandateve të disa prej deputetëve socialistë. / H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *