Për Partinë Demokratike, reforma në drejtësi mund të ecë përpara vetëm në shinat e vendosura nga Komisioni i Venecias.
Eksperti i PD-së për reformën në drejtësi, Gazmend Bardhi deklaroi në një uintervistë dhënë për “Ora News” se në këtë fazë, puna e ekspertëve pa dakordësi politike do të ishte kohë e shkuar kot.
Bardhi tha se drafti final i Komisionit të Venecias nuk ka rrëzuar asnjë shqetësim të opozitës, ndërsa rikonfirmoi qëndrimin kundër Gjykatës së Lartë Administrative dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. /H.M/ Dita
