Shpërthimi në Ankara, separatistët kurdë marrin përgjegjësinë e sulmit

Herion Mesi

Sulmi terrorist i katër ditëve më parë në Ankara është kryer nga separatistët kurdë, të cilët kanë marrë dhe përgjegjësinë për gnjarjen që shënoi të paktën 37 viktive dhe rreth 130 të të plagosur.

Autorët e ngjarje që ndodhi në afërsi të një stacioni autobuzash në buevardin Ataturk shumë pranë godinave të ministrive në Kizilay janë “Fajkojtë Kurdë të Lirisë”, degë e separatistëve të PKK.

Në 6-muajt e fundit, Turqia është tronditur tre herë nga sulmet terroriste. Jo më larg se muajin e kaluar, një atentat terrorist në Stamboll që i mori jetën 29 personave, u mor përsipër nga një grup militant kurd, pjesëtarë të Lëvizjes për Lirinë e Kurdistanit (ATK).

Ai u shpreh atëherë se sulmi ishte në shenjë hakmarrje për politikat e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Ndërsa tetorin e kaluar, më shumë se 100 njerëz u vranë në një shpërthim të dyfishtë bombe vetëvrasëse, gjatë një tubimi të partisë kurde në Ankara. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *