Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka duke bërë një paralelizëm me shqetësimin e ministrit Tahiri për lirimin e një gjyqtari i cili u arrestua për armëbajtje pa leje, tha se ministri duhet të ishte shqetësuar për lirmin e deputetit të PS, i akuzuar për armëbajtje pa leje dhe plagosje.
“Ministria e brendshme na shkroi një letër pë rastin e një gjyqtari që paska liruar gjykata dike për armëbajtje pa leje. Po pse nuk u shqetësua ky ministri ditën kur një nga këto gjykata liroi një deputet të mazhorancës, i cili jo vetëm akuzohet për armëmbajtje pa leje, por edhe që ka qëlluar”- tha Paloka ngna foltorja e Kuvendit. /H.M/ Dita
