Konsullata si edhe një shkollë gjermane në Stamboll u mbyllën sot pas një kërcënimi terrorist, katër ditë pas një atentati vdekjeprurës në kryeqytetin turk, Ankara.
Konsullata u dërgoi një e-mail të gjithë qytetarëve gjermanë, rezidentë në Stamboll, se mbyllja ishte bërë pas një paralajmërimi, që sidoqoftë nuk ishte mjaftueshmërisht i verifikueshëm.
”Edhe konsullata, edhe shkolla do të jenë të mbyllura sot”, shtohej në e-mail.
Të paktën 37 persona u vranë pas atentatit me bomba, ditën e diel në Ankara.
Ndërkohë, janarin e kaluar, 12 turistë gjermanë u vranë gjatë një sulmi kamikaz në Stamboll, sulm për të cilin u fajësua ISIS-i. /H.M/ Dita
