Ndalohen autorët e dyshuar të atentatit ndaj biznesmenit të ndërtimit, janë vëllezërit e gruas së tij

Dita

Policia e Tiranës ka ndaluar tre persona të dyshuar si autorë të plagosjes së ndërtuesit Lulzim Kazani, ngjarje kjo e ndodhur mbremjen e djeshme në Rrugën ‘’Haxhi Kika’’ në kryeqytet.

Autorët e dyshuar janë tre vëllezërit Shkëlqim, Arben dhe Frederik B, të cilët janë dhe kunetërit e ndërtuesit Kazani.

Sipas burimeve konfidenciale pranë Policisë së Tiranës vellezërit B kanë patur konflikte të vazhdueshme me Lulzim Kazanin për ndërtimin e një objekti, Hotel Atlantik në Shkëmbin e Kavajës në Durrës.

Konflikti në fjalë daton që në shkurt të vitit 2013 kur ndërtuesi Kazani ka bërë një kallzim ndaj Arben B se ka penguar me force ndertimin e hotelit. Pas kallëzimit të bërë policia e Durrësit në muajn Prill arrestoi edhe 44-vjeçarin Arben B. Po në mars të vitit 2013 ka nisur procedimi penal edhe për vëllain e 44-vjeçarit, shtetasin Shkëlqim B 43 vjeç.

Konflikti mes vellezërve B dhe Lulzim Kazanit ka vijuar në vitin 2014 ku ndërtuesi është goditur me mjete të forta nga vëllezërit Arben dhe Frederik B. Ndërkohë po në vitin 2014 ndaj ndërtuesit Kazani kishte nisur një procedim penal në gjëndje të lirë për veprën penale të Pushimit të Tokës pas kallëzimit të bërë nga Frederik B.

Aktualisht Lulzim Kazani ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve ndërtuesi Kazani u qëllua shumë pranë banesës së tij mbrëmjen e djeshme me armë zjarri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *