Veliaj: Rikonstruktojmë 23 kopshte e ndërtojmë 11 kënde të reja lojërash

Herion Mesi

Vogëlushët e Tiranës do të kenë shumë shpejt në dispozicion 23 kopshte të rikonstruktuara dhe 11 kënde lojërash në 11 njësi administrative të Tiranës. Pas nismës së suksesshme “Adopto një çerdhe”, Bashkia e Tiranës ka nisur sot projektin për rikonstruksionin e plotë të kopshteve të Tiranës, si dhe krijimin e 11 kënde lojërash për fëmijët në 11 zona lagje të ndryshme të kryeqytetit.

Puna ka nisur nga Kopshti nr. 2 te “21 Dhjetori”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se pas nismës së suksesshme “Adopto një çerdhe”, bashkia ka nisur të bëjë të njëjtën gjë edhe me kopshtet e kryeqytetit.

“Sot nisim një projekt shumë të rëndësishëm për familjet dhe fëmijët e Tiranës. Një projekt, i cili do të rikonstruktojë totalisht 23 kopshte të qytetit tonë. Ka kopshte që janë ndërtuar që në vitin 1916 apo edhe disa të rinj, disa kanë nevojë për rikonstruksion që ndoshta është 100 vite me vonesë, disa ndoshta 20 vite me vonesë, siç është Kopshti nr. 2, nga ku po nisim punë sot”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Sipas tij, është parashikuar që puna të vijojë me ritme të larta në mënyrë që çdo javë të kemi një kopsht të rikonstruktuar, pa penguar aktivitetin e tyre ditor. “Ky është një nga projektet madhore të këtij viti për fëmijët e Tiranës. Vjet mbyllëm dhe pajisëm 31 çerdhet e qytetit, ndaj këtë vit vazhdojmë me 23 kopshtet”, tha Veliaj. Ai shtoi se kjo është një tjetër dëshmi se për Bashkinë e Tiranës, fëmijët janë të parët. /H.M/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • A di gje o krye bashkiak se edhe ne banoret e GETOS ne Yzberisht jemi pjese e bashkise se Tiranes?
    A di gje ti se ne GETON tone me te lumturit jane qente e rruges,hajdutet,te droguarit bastexhinjte nen 18 vjec,kafexhinjte qe kane zaptuar trotuaret,ujesjellesi qe na furnizon me uje kanali dhe e pasguajme per uje te pijshem????
    A mund te thuash ndonje fjale per Yzberishin se ke 2 vjet qe nuk e ke permendur nje here???
    A do vish prap pas 2 vjetesh te kerkosh votat tona me kete tallje vqe po na ben???
    Kujdes sheshin Skenderbej se atje kalojne te huajt dhe te duket puna jote!
    Se mos po punon per ne ti?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *